Interi tashmë ka filluar të mendojë për një portier, i cili do të jetë një zëvendësues i denjë i Samir Handanovicit.
Sipas Calciomercatos, klubi italian tashmë është në bisedime me Ajaxit për porierin Andre Onana.
Ylli nga Kameruni nuk ka luajtur tashmë një vit pasi kishte dal pozitiv në testimin anti-doping.
Në të kaluarën 25-vjeçari është kërkuar nga Barcelona, Arsenali dhe shumë klube të tjera të mëdha evropiane.
Ai është pjesë e Ajaxit nga viti 2016 dhe është paraqitur në 142 ndeshje.