Sulmuesi belg mund të largohet nga Napoli gjatë verës për t’iu bashkuar klubit Zikaltër
Dries Mertens pritet të largohet nga Napoli gjatë verës që vjen.
Dhe, sulmuesi belg mund të përfundojë në Inter.
Shefi ekzekutiv i Zikaltërve, Giuseppe Marotta ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me sulmuesin e rrezikshëm.
Andaj, portali italian “Calciomercato” thotë se 32 vjeçari mund t’iu bashkohet “Nerazzurri” gjatë verës, përcjell.
Ndërkohë, interesim për futbollistin ka shfaqur edhe Chelsea në Angli.
Mertens do të jetë lojtar i lirë gjatë verës pasi kontrata aktuale me Napolin do t’i skadojë në muajin qershor.
Palët nuk janë pajtuar për vazhdimin eventual të kontratës, andaj Mertens do të jetë i lirë ta zgjedh vetë klubin e ri.