Pas Juventusit edhe Interi ëshët futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Manchester Unitedit, Nemanja Matiq përcjellë “Calciomercato” të hënën.
Mësohet se Matiq 31-vjeçar, tashmë ka kërkuar të largohet nga ekipi anglez gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ole-Gunnar Solskjaer, transmeton “Koha Ditore”. Te Interi, Matiq shihet si përforcim i duhur për mesfushën, pasi ka punuar më përpara me trajnerin Antonio Conte kur italiani ishte në krye të Chelseat.
Matiq këtë edicion ka vetëm katër paraqitje me Manchesterin në të gjitha garat dhe ka kontratë deri në fund të këtij edicioni, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Matiq para dy vjetësh u pat transferuar te Manchesteri nga Chelsea për 45 milionë euro kurse karrierë ka bërë edhe te Benfica e Vitesse.