Georginio Wijnaldum mund të largohet nga Liveprooli, në fund të këtij edicioni.
Mesfushori holandez, nuk e ka vazhduar ende kontratën e cila i përfundon gjatë kësaj vere.
Në garë për mesfushorin e Liverpoolit, së fundmi është futur edhe Interi. Trajneri i Interit, Antoni Conte, thuhet se e dëshiron mesfushorin me çdo kusht.
Zikaltërit kanë nisur bisedimet me menaxherin e lojtarit për ta bindur të transferohet në Serie A.
Interesim të vazhdueshëm për Wijnaldumin ka shprehur edhe Barcelona.
30-vjeçari këtë sezon me Liverpoolin në të gjitha garat ka shënuar tre gola.