Pavarësisht situatës së vështirë dhe dilemave të shumta, për sa i përket këtij sezonit të Serisë A, drejtuesit e Interit, njëkohësisht janë duke menduar edhe për afrimet që mund të bëjnë në merkaton e verës.
Emri i fundit që është duke qarkulluar në mediat italiane është ai i mesfushorit Alan. Sipas “tuttosport”, gjasat janë të mëdha që braziliani të largohet nga Napoli në fund të sezonit dhe të bashkohet me zikaltrit e Antonio Contes.
Alan pritet të zëvendësojë Vesinon, i cili do të largohet nga Interit. Vlen për t’u theksuar së në luftë për shërbimet e mesfushorit brazilian është dhe PSG-ja.