Interi thuhet se po planifikon të ulë kostot dhe po pret vendimin e Antonio Conte, por asnjë takim nuk është caktuar me presidentin Steven Zhang.
Il Corriere dello Sport raporton se Conte pritet të takohet me Zhang, por presidenti beson se ai tashmë ka qenë mjaft i qartë për planet dhe perspektivat e klubit përmes drejtorëve.
Situata nuk ka ndryshuar në lidhje me një takim midis dy palëve dhe kërkesa për të ulur kostot thuhet se e ka bezdisur trajnerin e Nerazzurrëve.
Conte do të shpjegojë qëllimet e tij dhe nëse ai vendos të bashkëpunojë me Zhang, atëherë ekziston gatishmëria absolute për të organizuar një takim.
Conte është ende i shqetësuar se plani për të ulur kostot mund të nënkuptojë se do të largohen disa nga lojtarët kryesorë, pasi Alessandro Bastoni dhe Lautaro Martinez po përmenden si objektiva të mundshëm për klubet e mëdha në Evropë.
Klubi beson se tashmë ka qenë i qartë me trajnerin nga Lecce dhe Interi po pret vendimin e Contes.