Interi raporton 246 milionë euro humbje për vitin 2020-2021

Prishtinë | 28 Tet 2021 | 19:23 | Nga Ekonomia Online

Aksionarët e Interit kanë miratuar rezultatet për vitin financiar që përfundon më 30 qershor 2021, me një humbje prej 245.6 milionë eurosh, me pothuajse gjysmën e saj për shkak të pandemisë COVID-19.

“Mbledhja e Aksionarëve, e mbajtur përmes video-konferencës, ka miratuar rezultatet financiare 2020/21, të cilat u ndikuan ndjeshëm për të gjithë kohëzgjatjen e sezonit nga efektet e pandemisë Covid-19”, thuhet në deklaratën zyrtare të klubit.

“Viti ka pasur të ardhura të konsoliduara prej 364.7 milionë eurosh dhe humbje prej 245.6 milionë eurosh. Ndikimi i COVID-19 ishte afërsisht 110 milionë euro: rreth 70 milionë euro për shkak të mungesës së plotë të të ardhurave në ditët e ndeshjeve pas mbylljes së stadiumeve dhe rreth 40 milionë euro për shkak të reduktimit të kontratave të sponsorizimit si rezultat i paaftësisë së klubit. 30 milionë euro të tjera ishin për shkak të ndërprerjes së kontratave sportive”.

Pas përfundimit të mandatit të tyre përkatës, Bordi i Drejtorëve dhe Bordi i Auditorëve të Interit u riemëruan për mandatin trevjeçar 2021-2024, shkruan Football Italia, transmeton Klankosova.tv.

“Fitimi i kupës se Seria A-së të 19-të është një arritje dhe shpërblim i paharrueshëm për punën e mahnitshme të bërë nga ekipi dhe të gjithë në klub, si dhe pasionin e jashtëzakonshëm të treguar nga tifozët Nerazzurri, të cilët kishin pritur 11 vjet për këtë moment”, tha presidenti i Interit, Steven Zhang.

Të ngjashme