Fiorentina ka refuzuar një ofertë të Interit për Federico Chiesan, në vlerë 60 milionë euro.
Nerazzurrët janë në kërkim të një sulmuesi anësor, pasi është edhe kërkesë e Luciano Spallettit.
Sipas FCInterNews, Interi i ka ofruar 45 milionë euro dhe të riun premtues Yann Karamoh.
Por Violat e kanë refuzuar ofertën, ndërsa mësohet se Nerazzurrët do ta provojnë një tjetër. Për lojtarin interesim të madh kanë shprehur edhe Chelsea dhe Juventus.
Vera pritet të jetë e nxehtë për Interin që kthehet në Ligën e Kampionëve pas shumë vitesh dhe kërkon paraqitje dinjitoze.