Interi shkarkon Spallettin

Prishtinë | 30 Maj 2019 | 10:51 | Nga Ekonomia Online

Luciano Spalletti nuk është më trajner i Interit.

Inter përmes një komunikate për shtyp ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Luciano Spalletti.“FC Inter mund të konfirmojë se Luciano Spalletti nuk është më trajner i ekipit të parë”, thuhet në komunikatën e skuadrës italiane, përcjell ‘lajmi.net’.

 “Klubi dëshiron të falënderojë Spallettin për punën e tij dhe rezultatet e arritura së bashku”.Spalletti ishte emëruar trajner i Interit në vitin 2016, dhe në dy sezone në krye të skuadrës nga ‘San Siro’, sukseset më të mëdha kanë qenë sigurimi i pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve.

Të ngjashme