Interi synon ta rrëmbej yllin e Juventusit

Prishtinë | 23 Kor 2024 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Inter ka punuar shumë gjatë kësaj merkatoje, me kampionët e Serie A që duan të forcohen çdo sezon e më shumë.

Së fundmi mediet italiane raportojnë se “zikaltërit” kanë kthyer fokusin nga kampi i Juventus-it, më saktë te Federico Chiesa, me të cilin po planifikon të arrijë një marrëveshje për vitin e ardhshëm.

Sulmuesi 26-vjeçar italian ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me “bardhezinjtë” dhe nuk ka pranuar ende të rinovojë, për shkak të mosmarrëveshjeve për pagën dhe afatin e kontratës së re.

Aktualisht Inter-i po monitoron nga afër situatën e Chiesa-s te Juventus, pasi po planifikon një transferim të mundshëm me parametra zero verën e ardhshme.

Për momentin, nuk ka asnjë ofertë për 26-vjeçarin, i cili po shqyrton mundësitë nga jashtë, kështu që ka ende çdo mundësi që ai të mos gjejë një shtëpi të re këtë verë.

Të ngjashme