Interi ka shënuar fitore me rezultat të pastër 2:0 ndaj Udineses, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 11-të në Serie A.
Një ndeshje e lehtë në letër nuk doli ashtu për zikaltrit, që nuk arritën ta zhbllokonin rezultatin për një orë lojë.
Ishte Correa i cili arriti të shënonte në minutën e 60-të të ndeshjes, pas asistimit nga Bastonin.
Vetëm tetë minuta më vonë, Correa realizoi sërish, këtë herë pas asistimit të Dumfries.
Me këtë fitore, Interi shkon në kuotën e 24 pikëve në vendin e tretë, katër më pak se Napoli e Milan, që kanë nga një ndeshje më pak të luajtur.
Në anën tjetër, Udinese mbetet e 14-ta në tabelë me vetëm 11 pikë të tubuara nga po aq ndeshje.