Interneti “nga gjithësia” arrin më 2021

Prishtinë | 26 Mar 2019 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Kompania britanike OneWeb ka siguruar 1,25 miliard dollarë me qëllim të shpjetimit të vendosjes së rrjetit global për qasje super të shpejtë të të brezit të gjerë të internetit përmes satelitit, transmeton Koha.net.

Nga OneWeb sqarojnë se kjo do të thotë se aktivizimi i rrjetit do të ndodhë pashmangshëm më 2021.

kompani ka lansuar në shkrut satelitët e parë që janë në gjendje ta bëjëmë këtë të mundur, raporton BBC.

Në OneWeb pohojnë se deri në fund të vitit do të nisë lansimi mesatarisht i nga 30 satelitëve në muaj, të cilët do të shpërndahen asisoj që do të bëjnë të mundur qasjen në internet në gjithë botën.

Që të mund të arrihet kjo, në orbitën e ulët rreth Tokës, përkatësisht në lartësinë deri në 2000 kilometra nga sipërfaqja e Tokës, do të duhet të lansohen 650 satelitë, ndonëse numri përfundimtar i tyre mund të arrijë edhe deri në 2.000, transmeton Koha.net raportimin e BBC-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme