Intervenimi i shpejtë i zjarrfikësve ka parandaluar përhapjen e një zjarri që kishte nisur në një ndërtesë banimi, në rrugën “Radovan Zogoviq”, në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.
Banorët e kompleksit “Tregtia” sapo kanë parë tymin që po dilte nga bodrumi kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësit, të cilët kanë dalë shpejt në vendin e ngjarjes.
Zjarri, i cili dyshohet se kishte nisur nga një oxhak, është vënë nën kontroll.