Komuna e Drenasit njofton se në orët e hershme të mëngjesit atje ka pasur të reshura të mëdha të shiut, ku për pasojë rrjeti i disa kanaleve atmosferike nuk ka mundur t’i përcjellë të reshurat dhe uji ka dalë ne sipërfaqe.
“Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë ka njoftuar menjëherë shërbimin e zjarrfikësve dhe ekipet emergjente dhe kanë dal në terren për të pastruar kanalet atmosferike dhe tani rruga kryesore Drenas-Komoran është e kalueshme”, thuhet në njoftim të komunës.