Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastati, ka reaguar ndaj intervistimit të koordinatores së Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali.
Ai ka vlerësuar se ky intervistimi e ka frikësuar edhe kryeministrin Albin Kurti.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kurti është koka e Mihajli janë këmbët e pushtetit të hajnave.
“Dikush që ka qenë me Albin Kurtin sot po më tregon që Kurti ja ka nis me pi raki prej sabahit nga sikleti. Prokuroria ja ka pre këmbët sot, se ky është koka e Mihajli këmbët e pushtetit të hajnave! Po më thonë që në shtabin e VV-së ka ra zymtia e madhe kështu që me hjek vëmendjen nga Mihajli këto ditë kanë me prodhu ndonjë temë në Veri (dhe jo vetëm)! FLLAD, FLLAD me axhin! HAJNAT N” BURG, apo?”, ka shkruar Kastrati.