Komisioni hetimor parlamentar është duke vazhduar intervistimin e zyrtarëve policorë lidhur me rastin e deportimit të gjashtë shtetasve turq. Intervistimi i tyre ka filluar në orën 9, ndërsa deri më tani janë intervistuar 5 persona, raporton Ekonomia Online.
Kuvendi i Kosovës me 28 qershor vendosi për formimin e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018.
Në përbërjen e këtij komisioni janë 11 anëtarë nga të gjitha grupet parlamentare. Kryesues i këtij komisioni është deputeti Xhelal Sveçla nga Vetëvendosje, ndërsa Driton Selmanaj nga LDK-ja është zëvendëskryesues. Anëtarë janë Sami Kurteshi nga Vetëvendosje, Anton Quni nga LDK-ja, Hajdar Beqa dhe Ganimete Musliu nga PDK-ja, Dardan Molliqaj nga PSD-ja, Muharrem Nitaj nga AAK-ja dhe Haxhi Shala nga Nisma.