Intervistohen disa persona për vdekjen e foshnjës në QKUK

Prishtinë | 05 Nën 2024 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e një foshnje në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Në raportin e Policisë thuhet se janë intervistuar disa persona, si dhe zyrtarët e IML-së e kanë tërhequr trupi i pajetë i viktimës.

“HETIM I VDEKJES- Prishtinë / 04.11.2024 – 10:30. Është raportuar se ka ndërruar jetë një foshnje. Lidhur me rastin njësitë përkatëse policore kanë intervistuar disa persona, ndërsa nga zyrtarët e IML-së është tërhequr trupi i pajetë. Rasti në procedurë hetimore.”, thuhet në raport.

Rasti i rëndë ndodhi të hënën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku një foshnjë e porsalindur ka ndërruar jetë dhe akoma nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e rastit. Nëna ishte duke u trajtuar në Gjinekologji prej disa ditësh./EO/

Të ngjashme