Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion me urdhëresë të lëshuar nga gjykata ka kontrolluar tri lokale në fshatin Zhur dhe Gernqare, nën dyshimin për veprën penale ‘organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’.
Si prova materiale janë konfiskuar gjashtë shtëpiza të kompjuterit, një laptop, katër telefona, para të gatshme dhe një numër i konsiderueshëm i tiketave të lojrave të fatit.
Lidhur me rastet janë intervistuar tre të dyshuar të cilët pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt.