Intervistohet nga policia një person në Suharekë për kanosje dhe armëmbajtje pa leje

Prishtinë | 29 Kor 2021 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Policia ne Suharekë, ka filluar hetimet intensive lidhur me rastin e raportuar “Kanosje” tw ndodhur me 28.07.2021, ku i dyshuari G. D i datëlindjes 1978, ka poseduar armë zjarri , i cili është arrestuar nga policia dhe vullnetarisht ka dorëzuar një armë ( me gas) te llojit Walther P88 Compakt me numër serik: Z074424933 dhe një karikator.

“Polica ne Suharekë te gjitha veprimet e ndërmarra lidhu me ketë rast ka qen te koordinuar me prokurorin e shtetit për krime te rënda ku rasti cilësohet si “Kanosje me armë” dhe “Mbajtje ne pronësi posedim i paautorizuar i armës dhe municionit”.

I dyshuari G. D është intervistuar dhe pas intervistimit me urdhër te prokurorit kujdestar për krime te rënda është liruar ndërsa rasti shkon ne procedurë te rregullt”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme