Invazioni i Beogradit që të mbyll me pranin e policisë serbe Shtëpinë e Kulturës “Abdullah Krashnica” në Preshevë, në të cilin objekt janë edhe Biblioteka e Qytetit, Teatri i Qytetit, si dhe Radiotelevizioni i Preshevës, tani në muajin nëntor që është muaji i festave kombëtare shqiptare, padyshim që është vazhdimësi e politikës antishqiptare dhe asaj antivlerave evropiane e civilizuese. Ky veprim perfid i shtetit serb nën pretekstin e mungesës së Planit për mbrojtjen kundër zjarrit, është vetëm një justifikim i paqëndrueshëm dhe pikërisht në muajin nëntor si dhe në prag të mbajtjes së manifestimit tradicional kulturorë, e që iu imponua të mbahet në këto kushte të ftoftë në oborrin e Shtëpisë së Kulturës, që ti pamundësohen këto aktivitete kulturore. Se në shekullin XXI një popullate ashtu të okupuar me masa të dhunshme, me një status të një regjioni kolonial që me të padrejtë mbahet e pushtuar nga shteti serb, e varfëruar qëllimisht nga ana e pushtetit serb, e lënë si provinca me e militarizuar në Evropë, ka një shpjegim argumentues dhe bindës që këtë regjion shteti serb e donë pa shqiptare edhe pse pjesërisht ia ka arritur të realizoj këtë qëllim.
Kjo provincë që shtetit serb i nevojitet vetëm për manovra ushtarake që çdo dy tre muaj i zhvillon mbi këtë vendbanime shqiptare, ku krismat dhe uniforma ushtarake serbe dhe zhurmat e avionëve ushtarak serb janë bërë rutinë e zakonshme, që ngjallin frik dhe terror psikologjik dhe fizik tek ajo popullatë shqiptare.
Shteti serb duke qenë i pafuqishëm që bëjë politika në raport me rrethanat e krijuara sidomos ato të ndërmarra nga qeveria e Kosovës atë të taksës së 10 % për produktet serbe dhe ato boshnjake, ndërmerr akte hakmarrëse shumë të ulta dhe të papranueshme për shoqëritë civilizuese të ditëve tona.
Një populli po i’a vrave dhe kufizove kulturën ai popull ka vdekur dhe jeton nën sedrën e të huajit edhe në shtëpinë e tij, pavarësisht që është si autokton. Se kemi mbeture ne shqiptarët e Preshevës me një kulturë shumë të cunguar dhe shpesh herë edhe të imponuar nga importi i dhunshëm kulturor i pushtuesve të huaj ndër shekuj si pasoj e pushtimeve të ndryshme kjo nuk ka dilemë. Presheva si vazhdimësi e trungut etnik shqiptar fatkeqësisht shumë pak promovohen vlerat dhe traditat e saja kulturore.
Se Presheva ka mungesë të trurit intelektual të asaj popullate si pasoj që nga gjendja politike e migrimit të dhunshëm politik të intelektualëve të saj, jashtë saj, ka bërë që gjendja kulturore të jetë shumë e varfëruar. Dhe ato pak aktivitete kulturore që zhvillohen në të shumtën e rasteve nuk mund të ia dalin në mungesë të fondeve. Kurse aktivitete me instruksione dhe imponime të projekteve të importuara “kulturore”, religjioze orientale organizohen më shpesh se kurrë, edhe atë me shuma të majme financiare, e që në fakt po prodhojnë efekt negativ tek ajo popullatë duke ndikuar direkt në zbehjen e shkallës së Atdhedashurisë. Klasa politike lokale disa të djeshmit që ishin në qeverisje lokale i patën ngulfatur me analfabetë dhe militant të verbuar duke mbushur institucionet të kësaj lami, si Shtëpinë Kulturës, Teatrin e Qytetit, Radiotelevizionin e Preshevës, që vetëm kulturën nuk e din se çka është, kurse këta të sodit që po qeverisin në institucione lokale jo vetëm që po e ngufasin kulturën shqiptare në Preshevë, por kanë një rrugë të përbashkët me atë të shtetit serb, se këta e duan një mentalitet kulturore oriental gjë që edhe e kanë instaluar nëpër institucionet lokale, fakt që edhe shteti serb e dëshiron një gjë të tillë dhe kjo i bashkon në rrugën e përbashkët të asaj kundër kulturës autoktone shqiptare në këto troje.
Institucionet Lokale, Shoqëria Civile në Preshevë duhet duhet reaguar vetëm për mbylljen e Shtëpinë e Kulturës “Abdullah Krashnica” në Preshevë, në të cilin objekt janë edhe Biblioteka e Qytetit, Teatri i Qytetit, pasi që janë të vetmet institucione që sado pak për të mos thënë asgjë kontribuojnë për kulturën shqiptare në Preshevë. Për këtë çështje Prishtina dhe Tirana në bashkëkoordinim me ato lokale në Preshevë duhet kërkuar edhe reagim ndërkombëtare dhe duhet njoftuar institucionet ndërkombëtare relevante.
Valon Jashari: * Ma.sc. Historisë, Ish-veteran i UÇPMB-së, dhe ish-Kryetar i “Lëvizjes së Lirisë”, Lëvizje që vepron në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe aktivist për të drejtat e shoqërisë shqiptare në Ballkan.