Simone Inzaghi e ka lavdëruara përulësinë dhe sakrificën kolektive te skuadra e Lazios, pas fitores kundër Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve.
Biancocelestët shënuan fitore prej 3-1 në ndeshjen hapëse në kuadër të Grupit F, në garën më të madhe evropiane për klube.
“Më pëlqeu përulësia me të cilën u përballëm me një kundërshtar shumë të fortë, sepse nga mesfusha përpara, ata kanë lojtarë të jashtëzakonshëm, me potencial të pamasë”.
“Bëmë një lojë të shkëlqyer me një sakrificë kolektive dhe pastaj i lënduam kur i patëm rastet”.
“Kemi nevojë për përulësi, t’i rikthejmë disa nga lojtarët që kanë munguar në javën e kaluar dhe fatkeqësisht, kjo ka ndodhur shpesh në vitet e fundit”, ka deklaruar Inzaghi për Sky Sport Italia.