Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi ka folur për eksperiencën me COVID-19.
Inzaghi kishte rezultuar pozitiv dy javë më parë, ku pas tij edhe fëmija dhe gruaja e tij rezultuan me virus, shkruan lajmi.net.
Lazio do të përballet me Milanin, me shpresat për rezultat pozitiv dhe me objektivin për të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Por, sipas mediave italiane, gjendja e tij ishte stabile në aspektin e rrezikshmërisë së jetës, por se italiani nuk e pati të lehtë përballjen me COVID-19.
Këtë e konfirmoi edhe vet ai, kur duke folur para ndeshjes me Milanin, u pyet për eksperiencën e tij me virusin.
“Fillimisht jam i kënaqur që jam rikthyer por patjetër që nuk ishte aspak periudhë e lehtë për mua, sepse kisha gruan dhe fëmijët pozitivë”, tha ai.
“Nuk ishte një eksperiencë e mirë, por fatmirësisht e kalova dhe dua të falënderoj djemtë dhe stafin tim për kujdesin e tyre në këto 18 ditë”, deklaroi Simone Inzaghi.