“Bologna FC 1909 lajmëron që Filippo Inzaghit i është besuar posti i trajnerit të ekipit të parë, ai ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit 2022”, shkruan në deklaratën e klubit italian, transmeton Gazeta Express.
Ish-sulmuesi u largua nga Venezia pas humbjes ne play-off të Serie B.
Super Pippo filloi karrierën si trajner në Milan, duke punuar me të rinjtë para se të emërohet si trajneri i ekipit të parë në stinorin 2014-2015.