Trajneri italian Simone Inzaghi ka vazhduar kontratën e tij me Lazion.
Inzaghi do të jetë pjesë e Lazios edhe për dy sezone të tjera, pasi sot ka nënshkruar kontratë deri më 2021, transmeton Koha.net.
Për të kishte pasur interesim edhe nga skuadrat e tjera italiane, por Inzaghi vendosi të jetë besnik ndaj Lazios që e udhëhoqi sivjet drejt triumfit në Kupën e Italisë.
Inzaghi është pjesë e Lazios që nga viti 2016.