Ipeshkvia e Kosovës ka organizuar pritjen solemne për festën e Pashkëve.
Imzot Dodë Gjergji, për rastin e kësaj feste tha se dje i ka thënë të gjitha që është dashur për të thënë sot vetëm vazhdojnë festën, raporton Ekonomia Online.
“Festa e pashkëve është një festë e gëzimit dhe e haresë se ne kremtojmë ringjalljen e Krishtit. Për krishtlindje i kam paraprirë fjalët e mesnatës, ndërsa mbramë i kam thënë fjalët kështu që nuk kam nevojë që të përseritem. Gëzuar”, ka thënë ipeshkvi Gjergji.
Në këtë pritje solemne morën pjesë personalitete të ndryshme nga jeta politike, ndër ta presidenti i vendit, Hashim Thaci, kryeministri Ramush Haradinaj, Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, po ashtu edhe myftiu Naim Tërnava.