Ipeshkiva e Kosovës ka dal me një deklaratë lidhur me lajmin për një tentim vetëvrasje në Katedralen e Prishtinës.
“Informojmë të gjithë qytetarët se, lajmi kinse një person ka kërcënuar se do të shkojë në këmbanarën e Katedrales për të bërë vetëvrasje, është i rremë.”, thuhet në komunikatë të Ipeshkvisë.
Siç thuhet në komunikatë ka qenë një alarm i ekzagjeruar dhe i panevojshëm i institucioneve publike që shkaktuan shqetësim te qytetarët, pa e verifikuar përpara vërtetësinë dhe burimin.
“Një akt i tillë ka shumë pak gjasa të ndodh te Katedralja, pasi gjithnjë aty janë personat përgjegjës dhe vendi është nën vëzhgim të përhershëm”, thuhet në deklaratën e Ipeshkvi-së.