iPhone 12 dhe 12 Pro gati identik në brendësi

Prishtinë | 24 Tet 2020 | 10:17 | Nga Ekonomia Online

Një kanal kinez për teknologji ka shpërndarë një video të iPhonëve të rinj, iPhone 12 dhe 12 Pro, duke zbuluar disa detaje interesante rreth asaj se si janë bërë këta telefona. Dhe rezulton se janë shumë të ngjashëm njëri me tjetrin.

Të dy telefonat përdorin pllakën në formë të shkronjës “L” por me një diferencë sa i përket lidhësit “LiDAR”, i cili në iPhone 12 po mungon, shkruan gsmarena. Në vend të këtij lidhësit, te iPhone 12 gjenden disa pjesë nga plastika dhe kamera.

Image

Gjithashtu, kapaciteti i baterisë në të dy modelet është 2,815 mAh dhe sipas videos, iPhone 12 ka hapësirë për bateri më të madhe por ndoshta për shkak të uljes së kostove, Apple ka zgjedhur baterinë e njëjtë për të dy iPhonët e rinj.

Pjesa tjetër e pjesëve të këtyre dy iPhonëve, po ashtu janë të ngjashme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme