Apple dje mbajti një konferencë lidhur e tre modelet e reja të iPhone, duke filluar me Xs, Xs Mac dhe XR.
Përveç këtyre u fol edhe për ndryshimet që do të pësojnë telefonat celular të kësaj kompanie me përditësimin e ri iOS 12.
Ndryshimet më të mëdha, fillojnë nga koha që rrini në telefonin tuaj. Këtë statistikë do ta tregojë vet celulari juaj, duke ua bërë me dije se sa kohë keni qëndruar për secilin program veç e veç.
Po ashtu, ju mund të krijoni edhe “Momejis” që është një formë e ngjashme me “Animojit”, me anën e të cilave mund të krijoni ikonën që ngjanë me ju dhe tiparet tuaja të fytyrës.
Dhe risia e fundit është që në “Facetime” mund të flisni deri me 32 njerëz në të njëjtën kohë./Indeksonline/