IPK arrestoi një zyrtar policor të dyshuar për lëndim të lehtë trupor dhe kanosje

Prishtinë | 20 Kor 2020 | 21:12 | Nga Ekonomia Online

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor” dhe “kanosje”.

IPK kishte pranuar informacione për këtë rast sot nga Policia e Kosovës  lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Pejë ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor dhe kanosje.

Menjëherë pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur thirrjes duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Pas këtyre veprimeve hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

Hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

Të ngjashme