Inspektorati Policor i Kosovës, ka arrestuar një zyrtar policor për veprën penale ‘’organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’.
Nga IPK bëhet e ditur se zyrtari është arrestuar në flagrancë, dhe se i njëjti, dyshohet se ka pranuar shumën prej 2000 euro si pjesë e një shume të përgjithshme në lidhje me veprën penale.
Komunikata:
IPK ARRESTON NJË ZYRTAR POLICOR PËR VEPRËN PENALE “ORGANIZIM I SKEMAVE PIRAMIDALE DHE BIXHOZIT TË PALIGJSHËM”
Me datën 16.04.2026, IPK me autorizim të Prokurorisë Themelore-Ferizaj, ka zhvilluar hetim me masa të fshehta, simulim i korrupsionit, ku është arrestuar në flagrancë një zyrtar policor nga Stacioni Policor Shtërpcë, Drejtoria Rajonale e Policisë Ferizaj pasi dyshohet se ka pranuar shumën prej 2000 euro si pjesë e një shume të përgjithshme në lidhje me veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore-Ferizaj i dyshuari Zyrtari Policor është dërguar në mbajtje për 48 orë lidhur me veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, neni 294, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.