Inspektorati Policor i Kosovës më 5 nëntor të këtij viti kishte pranuar një ankesë nga qytetarët lidhur me sjelljen e dy zyrtarëve policorë të Stacionit Policor Jugu në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës.
Pas pranimit të ankesës ka filluar hetimi paraprak nga hetuesit e IPK-së me dyshimin se këta zyrtarë policorë kanë kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” e paraparë me nenin 198 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Në përputhje me ligjin e IPK-së si pjesë e procedurës hetimore Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar dje (15.11.2018) Policisë së Kosovës suspendimin këtyre dy zyrtarëve policorë të Stacionit Policor Jugu deri në përfundim të këtij hetimi.
IPK-ja në konsultim me Prokurorinë kompetente do ti vazhdojë hetimet e këtij rasti deri në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.