IPK merr masa ndaj zyrtarit policor që e rrahu të lidhur qytetarin në Prizren

Prishtinë | 21 Kor 2022 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Sot u publikuan pamjet, ku shihet se dy zyrtarë policorë në Prizren rrahin një qytetar, i cili dërgohet brenda zyrës me duar të lidhura. Për këtë rast është deklaruar Inspektorati Policor i Kosovës.

Në një përgjigje për Gazetën Express, nga IPK kanë thënë se kanë pranuar ankesë nga një qytetar, i cili është ankuar për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga zyrtarë policorë në Prizren.

Sipas IPK-së, ngjarja ka ndodhur më 17 janar të vitit 2021 në Prizren, ndërsa janë duke u ndërmarrë veprime konkrete hetimore.  

IPK, në konsultim me prokurorinë kompetente, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj një zyrtari policor dhe është dhënë rekomandimi për suspendim nga detyra.

“Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorinë kompetente hetuesit e IPK-së kanë dorëzuar kallëzim penal ndaj një zyrtari policor të dyshuar në këtë rast është bërë me dyshimin se kanë kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” si dhe në interes të hetimit është dhënë rekomandimi për suspendim  nga detyra”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme