Inspektorati Policor i Kosovës sot në një ceremoni të organizuar në Hajvali, pranoi një kontingjent të pajisjeve mbrojtëse (maska, dezinfektues dhe doreza) nga Qeveria Amerikane, përkatësisht Byroja për çështje të narkotikëve dhe zbatimit të ligjit (INL).
Drejtori e INL (International Narcotics and Law Enforcement) z. Shawn Waddoups , i cili bëri dorëzimin e këtyre pajisjeve, shprehi përkushtimin e Qeverisë amerikane për të mbështetur institucionet e zbatimit të ligjit në Kosovës dhe vazhdimin e përkrahjes për Inspektoratit Policor të Kosovës në ngritjen e kapaciteteve profesionale.
Në këtë ceremoni ishte prezent edhe menaxherja e ICITAP-it amerikan në Kosovë znj.Kimberly Riffe, e cila gjithashtu konfirmoj vazhdimi e mbështetjes për IPK-në në të ardhmen.
UD/Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së Z. Kushtrim Hodaj falënderoi zyrtarët amerikan për vizitën dhe dhurimin e këtij donacioni shumë të domosdoshëm për situatën në të cilën po kalojmë, si dhe përkrahjen në vazhdimësi që INL dhe ICITAP kanë dhënë për Inspektoratin Policor të Kosovës në fushën e trajnimeve, pajisjeve të ndryshme dhe këshillave profesionale.