IPK suspendon policin që dyshohet se gjuajti qytetarin me armë zjarri

Prishtinë | 11 Sht 2022 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Inspektorati Policor ka suspenduar zyrtarin policor me inicialet A.Z, pasi që i njëjti dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri një qytetar nga Sllatina e Fushë Kosovës, teksa ky i fundit ishe duke u kujdesur për bagëtitë e tij.

Zyrtari policor dyshohet se e bëri këtë jashtë orarit të punës.

IPK rekomandoi suspendimin e zyrtarit policor me dyshimin për veprën penale të kanosjes.

“Informatat e para për këtë rast IPK i ka pranuar mbrëmë dhe hetuesit janë dalë në vendin e ngjarjes. Hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Klankosova.tv më herët raportoi për këtë rast, detajet e të cilit mund t’i lexoni më poshtë.

Të ngjashme