Drenia po e mposht 2-0 Ferizajn, Ballkani po fiton 1-0 ndaj KEK-ut, derisa Gjilani – Flamurtari po barazojnë 0-0.
Janë mbyllur pjesët e pra të ndeshjeve Drenica – Ferizaj, Gjilani – Flamurtari dhe KF Ballkani – KEK-u.
Drenica është duke dominuar në ndeshjen ndaj Ferizajt dhe po fiton 2-0.
Goli i parë u shënuan në minutën e 5’, Kreshnik Uka gjendet bukur pranë zonës dhe me një goditje të lehtë realizon në portën e zbrazët.
Kurse për 2-0 shënoi Diar Prokshi. Ai përfitoi nga një harkim i bukur nga Taulant Dajaku dhe me një goditje të saktë brenda zonës e dërgoi topin në rrjetë.
Pas 45 minutave të pjesës së parë, po fiton edhe Ballkani. Ishte Blend Baftiu ai që i shënoi KEK-ut për rezultatin momental 1-0. Gola ende nuk ka në ndeshjen mes Gjilanit dhe Flamurtarit, pavarësisht rasteve nga të dyja skuadrat.