Arabia Saudite dhe Iraku janë pajtuar për të bashkëpunuar në çështjet e sigurisë dhe ato të inteligjencës, është cituar të ketë thënë ministri i Jashtëm iranian, Mohammed Ali al-Hakim sipas televizionit shtetëror saudit, Al Arabiya.
Këto komente kanë ardhur në kohën kur Riadi është duke inkurajuar Bagdadin që të rrisë ndikimin ndaj rivalit rajonal, Iranit, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.
Iraku më parë ka qenë më i afërt me Iranin, fuqinë kryesore shiite në Lindje të Mesme njëherësh rivalin kyç të Arabisë Saudite.
Ditë më parë një delegacion shtetëror irakian, i udhëhequr nga kryeministri irakian, Adel Abdul Mahdi, ka zhvilluar një takim në Arabinë Saudite.
Mahdi është takuar me princin saudit të kurorës, Mohammed bin Salman, ka njoftuar zyra e tij të enjten.
Takimi i tij me princin e kurorës ka ardhur pas takimit që ka pasur kryeministri irakian me Mbretin saudit Salman.
Zyra e tij ka thënë se liderët kanë nënshkruar 13 marrëveshje në fushën e tregtisë, energjisë dhe bashkëpunimit politik, pa dhënë detaje tjera.