Iraku të mërkurën raportoi të paktën 2,741 raste të reja të koronavirusit, raporti më i lartë ditor i regjistruar në vend që nga fillimi i pandemisë.
Kjo sjell numrin e përgjithshëm të rasteve të raportuara me Covid-19 në Irak në 67,442 sipas ministrisë së shëndetësisë.
Ministria e shëndetësisë së këtij vendi raportoi gjithashtu 94 vdekje të reja të lidhura me koronavirusin, duke sjellë numrin e vdekjeve në të paktën 2.779 në të gjithë vendin, raporton CNN.