Duke filluar nga muaji mars, flota e Iranit do të dërgojë anije luftarake për t’u vendosur në oqeanin Atlantik, tha të premten një komandant i lartë, pasi Republika Islamike synon të rrisë gamën operative të forcave të saj detare në “oborrin” e Shteteve të Bashkuara, armikut të saj të shpallur.
Irani sheh praninë e aeroplanmbajtëseve të SHBA-ve në Gjirin Persik, si një shqetësim për sigurinë dhe flota e saj ka kërkuar të kundërpërgjigjet duke treguar flamurin pranë ujërave amerikane.
Një flotil do të largohet për në Atlantik herët në vitin e ri iranian, duke filluar nga marsi, tha zëvendës komandanti detar i Iranit.
“Oqeani Atlantik është shumë larg dhe operacioni i flotiljes detare iraniane mund të zgjasë pesë muaj”, tha admirali Touraj Hassani, nga agjensia shtetërore e lajmeve IRNA.
Ai tha se Sahand, një aeroplanmbajtës i sapo-ndërtuar, do të ishte një nga anijet luftarake që do të dërgohet në ujërat e Atlantikut. Sahand ka një kuvertë fluturimi për helikopterë dhe Irani thotë se është e pajisur me armë anti-avionësh dhe anti-anije, me raketa sipërfaqësore dhe ka aftësi luftarake elektronike.
Hassani tha në dhjetor se Irani së shpejti do të dërgonte dy deri tre anije në një mision në Venezuelë. Një zyrtar i lartë ushtarak iranian tha muajin e kaluar se marina mund të lundronte në Atlantik pranë ujërave amerikane, pasi transportuesit e avionëve të SHBA-ve u lejuan të lëviznin në ujërat ndërkombëtare pranë Iranit.
Flota detare e Iranit ka zgjeruar shtrirjen e saj në vitet e fundit, duke nisur anijet në Oqeanin Indian dhe Gjirin e Adenit, për të mbrojtur anijet iraniane nga piratët somalezë.
“Me praninë e tyre të vazhdueshme në ujërat ndërkombëtare, forcat detare iraniane synojnë të zbatojnë urdhrat e komandantit të forcave të armatosura (udhëheqësi suprem Ajatollah Ali Khamenei), valëvitin flamurin e Republikës Islamike të Iranit, pengojnë komplotet e Iranofobisë, dhe të sigurojnë rrugë të anijeve”tha Hassani.