Ministri i Telekomunikacionit në Iran, Mohammad-Javad Azari Jahromi bëri të ditur se ka filluar numërimi së prapthi, sa i përket lansimit të një sateliti shkencor në hapësirë, që do të përdoret për observim.
Ky njoftim, është bërë vetëm pak kohë, pasi Shtetet e Bashkuara kanë shprehur frikën, se programi satelitor i Teheranit, është i një rreziku të lartë.
“Misioni i saj kryesor, do të jeë grumbullimi i imazheve”, tha shefi i Agjencisë Hapësinore të Iranit, Morteza Berari, duke shtuar se Iranit i duhen këto të dhëna, për të studiuar tërmetet, katastrofat natyrore dhe të zhvillojë bujqësinë.
Sapo sateliti të arrijë në orbitë, fotografia e parë që do të transmetojë do të jetë e komandantit ushtarak iranian Qassem Soleimani, i cili u vra në një sulm me dron në Bagdad gjatë muajit të kaluar, tha ministri Jahromi.
“Fillimi i numërimit së prapthi, për të lansuar #Zafar_Satellite brenda disa orëve… Në emër të Zotit”, shkroi Jahromi në Twitter.
Më një shkurt, kreu i agjencisë hapësinore iraniane tha që Zafar që peshon 113 kilogramë – që do të thotë fitorja në farsi – do të hidhej në orbitë, 530 kilometra mbi tokë nga një raketë Simorgh.
Lansimi i kësaj rakete, bëhet me gjithë frikën e Shteteve të Bashkuara, se Teherani do ta përdorë atë për goditjen e raketave bërthamore dhe ta shfrytëzojë atë për sulme të ndryshme.