Irani ka ekzekutuar kampionin e mundjes Navid Afkari, i cili ishte dënuar për shkak të therjes për vdekje të një roje gjatë protestave anti-qeveritare më 2018, raporton Reuters.
“Dënimi për hakmarrje kundër Navid Afkari, vrasësi i Hassan Turkman, u krye këtë mëngjes në burgun Adelabad në Shiraz”, citon Televizioni shtetëror të ketë thënë Kazem Mousavi, kreu i Departamentit të Drejtësisë në provincën jugore Fars.
Ky rast kishte tërhequr edhe vëmendjen ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe presidentin amerikan, Donald Trump, i cili kishte bërë thirrje që të mos ekzekutohej Navid Afkari.
Afkari kishte thënë se ai ishte torturuar dhe e kishin detyruar të bëjë një rrëfim të rremë, sipas familjes së tij dhe aktivistëve, përderisa avokati i tij ka deklaruar se nuk ka asnjë dëshi për fajin e tij.
Gjyqësori iranian ka mohuar akuzat për torturë.
Gjithashtu edhe Union Botëror i Sportistëve, që përfaqëson 85 mijë sportistë, kishte bërë thirrje ditë më parë që të mos ekzekutohej Afkari.
Derisa ka kërkuar që Irani të përjashtohet nga bota e sportit në rast të ekzekutimit të mundësit 27 vjeçar.