Irani i regjistron 117 viktima të reja të Coronavirusit

Prishtinë | 12 Pri 2020 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Vendi më i prekur nga koronavirusi në Lindjen e Mesme, Irani, i ka regjistruar 117 viktima të reja dhe kështu shifra e përgjithshme e të vdekurve në këtë shtet shkoi në 4,474.

Ndërkohë numri i personave të infektuar shkoi në 71,686, duke e vendosur Iranin në pozitën e tetë në botë dhe të parën në rajon, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Irani ka kërkuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar që t’ia dhurojë 5 miliardë dollarë hua emergjente për ta luftuar virusin, i cili po përhapet shpejt në republikën islamike.

Megjithatë, Shtetet e Bashkuara, të cilat janë aksionaret më të mëdha në këtë organizatë ndërkombëtare, pritet ta kundërshtojnë kërkesën e Iranit për shkak të sanksioneve që ia kanë vendosur këtij shteti.

Mbi 1 milion e 789 mijë persona janë infektuar me koronavirus në mbarë botën, ndërsa më shumë se 109 mijë kanë vdekur.

Të ngjashme