Irani kërcënoi me sulme të reja Trump i paralajmëron: Më mirë mos ta bëjnë, do t’i godasim me forcë që s’është parë kurrë

Prishtinë | 01 Mar 2026 | 08:50 | Nga Ekonomia Online

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi Iranin të mos ndërmarrë sulme ndaj SHBA-së apo Izraelit.

Në platformën e tij Truth Social, ai shkroi: “Irani sapo deklaroi se do të godasë shumë fort sot, më fort se kurrë më parë. MË MIRË TË MOS E BËJNË KËTË, SEPSE NËSE E BËJNË, DO T’I GODASIM ME NJË FORCË QË NUK ËSHTË PARË KURRË MË PARË!”

Deklarata erdhi pasi Trupa e Gardës Revoluacionare Islamike kërcënoi me sulme ndaj bazave amerikane dhe Izraelit, në hakmarrje për vdekjen e Ali Khamenei.

“Operacioni më shkatërrues në historinë e forcave tona të armatosura do të nisë drejt territoreve të pushtuara dhe bazave terroriste amerikane,” thuhej në deklaratë.

Të ngjashme