Irani kërkon nga FIFA përjashtimin e SHBA-së nga Botërori, shkak postimi i flamurit iranian

Prishtinë | 28 Nën 2022 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet e Iranit janë të zemëruar në Kombëtaren e Amerikës dhe kanë bërë thirrje tek zyrtarët e FIFA-së që ta përjashtojnë atë nga gara

Irani është duke kërkuar nga FIFA që SHBA të përjashtohet nga Botërori në Katar pasi që një postim në faqen zyrtare të Kombëtares së SHBA në Twitter dhe Instagram shfaqën flamurin e Iranit pa simbolin islamik që është pjesë e flamurit zyrtar të Republikës Islamike të Iranit.

Postimi u shlye

Postimi, i cili tani është shlyer, ishte tërësisht i qëllimshëm, pasi që siç është thënë nga Federata e Futbollit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është bërë në shenjë respekti “për gratë që janë duke luftuar për të drejtat e tyre themelore në Iran”.

Në anën tjetër, qeveria e Iranit është e indinjuar pasi që ata thonë se SHBA “ka larguar emrin e Zotit”, nga flamuri i tyre Kombëtar.

https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?creatorScreenName=gazetaexpress&dnt=false&embedId=twitter-widget-0&features=eyJ0ZndfdGltZWxpbmVfbGlzdCI6eyJidWNrZXQiOlsibGlua3RyLmVlIiwidHIuZWUiLCJ0ZXJyYS5jb20uYnIiLCJ3d3cubGlua3RyLmVlIiwid3d3LnRyLmVlIiwid3d3LnRlcnJhLmNvbS5iciJdLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2hvcml6b25fdGltZWxpbmVfMTIwMzQiOnsiYnVja2V0IjoidHJlYXRtZW50IiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd190d2VldF9lZGl0X2JhY2tlbmQiOnsiYnVja2V0Ijoib24iLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3JlZnNyY19zZXNzaW9uIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19jaGluX3BpbGxzXzE0NzQxIjp7ImJ1Y2tldCI6ImNvbG9yX2ljb25zIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd190d2VldF9yZXN1bHRfbWlncmF0aW9uXzEzOTc5Ijp7ImJ1Y2tldCI6InR3ZWV0X3Jlc3VsdCIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0Zndfc2Vuc2l0aXZlX21lZGlhX2ludGVyc3RpdGlhbF8xMzk2MyI6eyJidWNrZXQiOiJpbnRlcnN0aXRpYWwiLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2V4cGVyaW1lbnRzX2Nvb2tpZV9leHBpcmF0aW9uIjp7ImJ1Y2tldCI6MTIwOTYwMCwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19kdXBsaWNhdGVfc2NyaWJlc190b19zZXR0aW5ncyI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdmlkZW9faGxzX2R5bmFtaWNfbWFuaWZlc3RzXzE1MDgyIjp7ImJ1Y2tldCI6InRydWVfYml0cmF0ZSIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0Zndfc2hvd19ibHVlX3ZlcmlmaWVkX2JhZGdlIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd190d2VldF9lZGl0X2Zyb250ZW5kIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH19&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1596594377274654720&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Firani-kerkon-nga-fifa-perjashtimin-e-shba-se-boterori-shkak-postimi-i-flamurit-iranian%2F&sessionId=6ba6764bad7fb1fa722ba7135d184a8b87fb787a&siteScreenName=gazetaexpress&theme=light&widgetsVersion=a3525f077c700%3A1667415560940&width=550px

“Duke postuar një imazh të shtrembëruar të flamurit të Republikës Islamike të Iranit në faqet e tyre zyrtare, skuadra e futbollit të SHBA ka thyer statusin e FIFA-së, për të cilën ata duhet të marrin 10 ndeshje mos lojë duke filluar nga tani”, thuhet në lajmin e Agjencisë së Lajmeve Tasnim, që financohet nga shteti i Iranit. “Skuadra e SHBA duhet të përjashtohet nga Botërori 2022”.

SHBA po kërkon të luhet një ndeshje paqësore

Në anën tjetër, SHBA ka zëvendësuar postimin origjinal dhe ka prezantuar flamurin që është zyrtar, kurse përgjigja e tyre ndaj këtij pretendimi ata thanë: Ne presim me padurim për një ndeshje paqësore dhe garuese në fushë. SHBA, vazhdon të gjejë mënyra për t’i mbështetur njerëzit e Iranit në përballjen e tyre me dhunën shtetërore dhe brutale kundër protestuesve paqësor.

Protestat në Iran

Protestat në Iran filluan në shtator pas vrasjes së Mahsa Aminit, një aktiviste 22 vjeçare që ishte arrestuar nga Policia e Moralit në Iran. Kjo shkaktoi dhunë të madhe ku protestuesi u përballën me dhunë të madhe nga autoritetet iraniane, sipas aktivistëve të “Human Rights”, e ku ka pas vrasje në masë ku thuhet se janë vrarë 450 njerëz dhe 18 000 të tjerë janë arrestuar.

Të ngjashme