Irani kundërpërgjigjet ndaj SHBA, sulme me raketa dhe dronë në katër vende

Prishtinë | 02 Sht 2026 | 10:46 | Nga Ekonomia Online

Irani ka kryer sulme me raketa dhe dronë ndaj objektivave amerikane në Jordani, Kuvajt, Irak dhe Bahrein, pasi forcat amerikane rifilluan sulmet ndaj Iranit të martën.

Forcat e Armatosura të Jordanisë njoftuan se kanë interceptuar 13 raketa balistike, prej të cilave 10 janë shkatërruar, ndërsa tri të tjera kanë rënë në zona të largëta. Sipas autoriteteve, nuk ka pasur të vrarë apo të plagosur, shkruan BBC, transmeton klankosova.tv.

Ndërkohë, Kuvajti tha se sistemet e tij të mbrojtjes ajrore po përballeshin me sulme me raketa nga Irani në orët e para të së mërkurës.

Disa shpërthime janë raportuar edhe në Bahrein.

Agjencia iraniane e lajmeve IRNA raportoi se Garda Revolucionare Islamike (IRGC) ka goditur baza amerikane në rajonin autonom të Kurdistanit të Irakut, duke pretenduar se ka shkatërruar një qendër mirëmbajtjeje, depo dhe pajisje ushtarake.

Të ngjashme