Irani lëshoi dy raketa balistike me rreze të mesme veprimi në Diego Garcia, një bazë e përbashkët ushtarake SHBA-Britani e Madhe, sipas raportimeve në mediat amerikane.
Wall Street Journal, duke cituar burime të shumta, raporton se asnjëra raketë nuk e goditi bazën, e cila ndodhet në Oqeanin Indian.
CNN, duke cituar një zyrtar amerikan, raporton se raketat u lëshuan të premten në mëngjes sipas orës lokale.