Irani aktualisht është në bisedime me Omanin për të krijuar një rrugë të sigurt, “të përkohshme”, për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, tha të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, shkruan CNN.
“Përpjekja është që, sa më shpejt të jetë e mundur dhe në konsultim me Omanin, të përcaktohet një rrugë, e cila natyrisht do të jetë e përkohshme dhe në bazë të së cilës mund të garantohet siguria e lundrimit nëpër Ngushticën e Hormuzit”, tha zyrtari iranian.
Baghaei theksoi se Irani nuk është duke negociuar me Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, presidenti amerikan Donald Trump tha se bisedimet me Iranin do të rifillojnë të hënën, vetëm një ditë pasi deklaroi se kishte anuluar një “sulm masiv” ndaj vendit.