Irani ka nisur sot një hetim mbi 36 të dyshuarit, të cilët dyshohet se ishin të përfshirë në vrasjen amerikane të komandantit iranian Qasem Soleimani në fillim të janarit në Irak, sipas mediave lokale.
Të dyshuarit përfshijnë politikanë dhe ushtarë të SHBA dhe shteteve të tjera, të cilët identifikohen se kanë një rol në kryerjen e sulmit kundër Soleimani, agjensia gjysmë zyrtare e lajmeve ISNA citoi Prokurorin e Përgjithshëm të Teheranit, Ali Alghasi-Mehr, shkruan Anadolu.
“Në krye të listës është Presidenti i SHBA Donald Trump. Edhe nëse skadon mandati i tij, hetimi ndaj tij do të vazhdojë “, tha Alghasi-Mehr.
Soleimani u vra së bashku me Abu Mahdi Al-Muhandis, udhëheqësin e Forcave të Mobilizimit Popullor të Irakut (Hashd al-Shaabi) në një sulm ajror me avionë amerikanë në Bagdad më 3 janar