Irani ka njoftuar se ka pasur sukses në provat njerëzore të një vaksine të brendshme kundër koronavirusit.
Kjo vaksinë është quajtur Fakhra për nder të shkencëtarit të ndjerë bërthamor, Mohsen Fakhrizadeh, e ku djali i tij kishte marrë pjesë në provat si vullnetar, njoftoi Agjencia e Lajmeve e Republikës Islamike (IRNA), transmeton Klan Kosova.
Provat e para klinike të kësaj vaksine, të zhvilluara nga qendra e Ministrisë Iraniane të Mbrojtjes që Fakhrizadeh përdorte për të drejtuar, filluan në muajin mars. Shkencëtari u vra në provincën Teheran më 27 Nëntor 2020 dhe dyshohet se eliminimi i tij u organizua agjencitë izraelite me përfshirje të disa shërbimeve sekrete të vendeve tjera.
Më 9 shkurt, Irani filloi një fushatë vullnetare të vaksinimit falas duke përdorur vaksinën Sputnik V të Rusisë. Ky shtet ka marrë tashmë shtatë grupe vaksinash.
Ky shtet vendosi të trajtojë personelin e kujdesit intensiv në fazën e parë dhe pastaj të vazhdojë me imunizimin e punonjësve të tjerë të kujdesit shëndetësor dhe personave mbi moshën 65 vjeç. Po ashtu planifikohet të nis prodhim i Sputnik V brenda disa muajsh.