Irani thotë se i është përgjigjur propozimit amerikan për përfundimin e luftës

Prishtinë | 10 Maj 2026 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Irani ka dërguar përgjigjen e tij ndaj propozimit më të fundit të SHBA-së për përfundimin e konfliktit që nisi në fund të shkurtit, sipas mediave shtetërore, shkruan CNN.

“Përgjigjja e Republikës Islamike të Iranit ndaj draftit më të fundit të propozuar nga SHBA, që synon përfundimin e luftës, u dorëzua sot përmes një ndërmjetësi pakistanez”, raportoi të dielën agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.

Ajo nuk dha detaje mbi përgjigjen iraniane, përveçse tha se: “sipas kornizës së propozuar, negociatat në këtë fazë do të përqendrohen në çështjen e përfundimit të luftës në rajon”.

Të ngjashme