Irani ende nuk ka miratuar asnjë tekst për një marrëveshje me ShBA-në, thanë mediat shtetërore të vendit.
Sipas tyre, nuk është miratuar asnjë tekst për memorandumin fillestar të mirëkuptimit me Shtetet e Bashkuara, raporton Sky News.
Më herët, presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi në Truth Social se po anulonte sulmet e planifikuara ndaj Iranit për shkak të diskutimeve në “nivelin më të lartë”.
Ai tha se Irani ra dakord për një tekst për memorandumin fillestar të mirëkuptimit dhe se një marrëveshje do të “njoftohej së shpejti”.